Për dorëheqjet e fundit që kanë ndodhur në AKP dhe PTK ka folur edhe analisti politik Ali Hertica.
Ai thotë se, dorëheqja e Petrit Gashit nga AKP-ja dhe Gent Begollit nga PTK-ja japin reflektim regativ.
Hertica ka pohua se tillët kanë dhënë një pasqyrë dhe imazh shumë të keq për Kosovën, pasi tani kasta e brishtë politike është duke e keqpërdorur skajshmërisht pasurinë e shtetit.
“Kjo po ashtu tregon se çfarë shteti ligjor jemi ne dhe kur komentohen dorëheqjet e fundit të Petrit Gashit nga AKP-ja dhe Gent Begollit nga PTK-ja, pa dyshim se japin një reflektim negativ, se shteti dirigjohet nga kasta e oligarkëve duke tentuar që përmes bordeve të realizojë zhvatjen e pasurisë së shtetit. Pra të gjitha këto dukuri japin një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një kaosi politik të një krize të thellë, ku ndoshta e vetmja shpresë e shpëtimit do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Sepse vetëm kështu mund të merr timoni një shtresë e re politike, e cila do të ketë fuqi që ta ndalon këtë trend te kohës së banditizmit politik”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.