A po humben gjurmët për organizatën “famëkeqe” SHIK, kush po i fsheh ato?

Politika

A po humben gjurmët për organizatën “famëkeqe” SHIK, kush po i fsheh ato?

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një iniciativë kohë më parë ishte marrë për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK.

Por, ajo iniciativë nuk ka përfunduar me një hetim konkret.

Deri më sot përveç fjalëve asgjë nuk ka konkrete në këtë drejtim.

Për t’u bërë kjo, duhet një sistem i drejtësisë i pavarur, ose të nis një iniciativë e tillë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo kjo e fundit është e pamundur, kur dihet se nuk mund të bëhen bashkë partitë politike, ashtu siç po ndodh në vazhdimësi.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani thotë se për të filluar një hetim për SHIK-un është e pamundur.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, këtë nuk e lejon PDK-ja, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt politik serioz e as i përgatitur për asgjë.

Ndërsa për LDK-në thotë se nuk ka partner politik të përgatitur për të nisur diçka të qartë në këtë drejtim.

“Ideja është që të humben plotësisht gjurmët e organizatave të ndryshme që kanë vepruar dhe tash thuhet që nuk ekzistojnë. Këto tema janë që nuk kanë interes që të dihen se çka ka ndodhur. Kuvendi nuk është unik për disa tema, kjo tashmë dihet. Nuk ka tema si Lustracioni, temat e organizatave tjera që të dalin në sitë. Për këtë arsye disa tema humbin dhe ia lanë të kaluarës”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, e tëra është lidhur për interes të pushtetit dhe ekonomisë, që sipas tij, nuk ka gjasa që të hapen këto tema dhe shumë tema tjera në Kuvendin e Kosovës, por as në organet e drejtësisë.

“Shumë çka është dashur të diskutohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por asnjëherë nuk janë lanë për shumë arsye. Nuk ka transparencë kështu ka ndodhur dhe në vazhdimësi po ndodhë edhe sot”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat