“Thaçi me shokë ka dashur që Kosova të mos votohet për INTERPOL”

Politika

“Thaçi me shokë ka dashur që Kosova të mos votohet për INTERPOL”

Nga: D.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Mos pranimi i Kosovës në INTERPOL është pa dyshim rrugë e Thaçit dhe gjithë të tjerëve në drejtim të azileve Gruevskiane.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, profesor, ku sipas tij fajtorët kryesorë për mos pranimin e Kosovës në Policinë Botërore të Interpolit, natyrisht që përveç udhëheqësve shtetëror të korruptuar e dinakë të Kosovës, nuk është askush tjetër.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se vetë Hashim Thaçi me shokët e tij, kanë dashur të mos votohet pro-Kosova në INTERPOL.

Image
Sulejman Mehazi

“Lind pyetja, se si është e mundur vallë, që të kishin qenë aq të pasivizuar e të përgjumur para kësaj dhurate të madhe sigurie e shtetërore për mos angazhimin e lobimit ndaj anëtarëve tjerë të kësaj organizate shumë të vlefshme për sigurinë e Kosovës?! Mos ndoshta kjo gjumosje e lobimit të autoriteteve kosovare ka qenë e qëllimshme? Duke qenë të vetëdijshëm për punët e tyre të pista e kriminele, për të shpëtuar nga Gjyqësia Special Ndërkombëtar, vetë Thaçi me shokët e tij kanë dashur të mos votohet pro-Kosova në INTERPOL, ndoshta për të lehtësuar rrugën i ikjeve nga burgjet, e azileve të tyre, nga frika e Gjykatës Speciale të Kosovës. Kujtoj se mos pranimi i Kosovës në INTERPOL është rrugë e Thaçit dhe e të tjerëve, në drejtim të azileve Gruevskiane”, është shprehur njohësi i çështjeve në Maqedoni profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat