10 frutat me më shumë hekur, si e rrisin hemoglobinën

Shëndetësia

10 frutat me më shumë hekur, si e rrisin hemoglobinën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:22
Ilustrim

Doza e rekomanduar ditore e hekurit për të rriturit është 18 miligram, ndërsa për fëmijët është 10 miligram
 
Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne Shqiptarët. Por po të lexoni këtë artikull do të mësoni fakte shumë interesante mbi burimet natyrale alternative të hekurit. Këtu do të lexoni për frutat e pasur me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës. Kjo e fundit është një element i qelizave të kuqe të gjakut që i japin këtij të fundit ngjyrën e kuqe. Ajo është e nevojshme për të transportuar oksigjen dhe ujë nëpërmjet organeve tek i gjithë organizmi. Pamjaftueshmëria e hemoglobinës do të thotë që gjaku nuk ka ndihmë për shpërndarjen e oksigjenit gjë që shkakton ndjesinë e lodhjes dhe rraskapitje tek njeriu. Frutat e pasura me hekur:

1. DOMATET E THARA
Njihet nga të gjithë si perime, por në fakt domatja është frut. Por përtej këtij debati, le të kalojmë direkt te tema; hekuri dhe domatja. A e dinit se 100 gramë domate të thara në diell përmbajnë deri në 9.1 mg hekur? Doza e rekomanduar ditore e hekurit për të rriturit është 18 miligram, ndërsa për fëmijët është 10 miligram. Kjo do të thotë që domatet e thara në diell ofrojnë më shumë se 50% të dozës ditore të hekurit. Për fat të mirë vetë domatja në përgjithësi- e freksët, e gatuar, e paketuar – është një burim i pasur hekuri. Ju bëftë mirë!

2. KAJSI TË THARA
Kajsitë e thara janë të shijshme dhe një burim i pasur hekuri dhe antioksidantësh që promovojnë bukuri, shëndet dhe vitalitet tek të rinjtë dhe të moshuarit. Në 100 gramë kajsi të thara do të gjeni më shumë se 50 përqind të dozës ditore të hekurit. Kajsitë e freskëta shuajnë etjen në verë, por ato të thata janë mënyra më e mirë dhe më e lirë për t’i ofruar organizmit hekurin e nevojshëm gjatë gjithë vitit. Atom und të ruhen për muaj të tërë. Kajsitë janë të pasura me fibër, që do të thotë se sheqeri që ato përmbajnë çlirohet gradualisht në gjak dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak.

3. RRUSHI I THATË
Këto fruta të thata mund të duken të zakonshme, por në të vërtetë kanë më shumë hekur se shumica e frutave të tjerë. Në një gjysëm filxhani me rrush të thatë do të gjeni 1.6 miligramë hekur.

4. Hurmat e Freskëta
Hurmat janë një frut i shkëlqyer për t’u shijuar si në dimër, ashtu edhe në verë. Ato njihen si ushqim për Zotat. Kanë ngjyrë portokalli dhe shpesh ngjajn me domatet. Hurmat janë shumë popullore në Japoni ku konsiderohen një frut kombëtar falë antioksidantëve, vitaminës C, hekurit dhe ushqyesve të tjerë që përmbajnë.

5. MANAT
Manat i gjejmë në tre ngjyra: të kuqe, të bardha dhe të zeza. Ato konsiderohen si super fruta të dobishme për diabetikët dhe jo vetëm. Ato janë të pasura me hekur që i bën një zgjedhje të shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga anemia dhe ata që duan të rrisin nivelet e hemoglobinës. Në çdo 100 gramë mana do të gjeni 1.8 miligramë hekur.

 6. HURMAT E ARABISË
Ato janë të ëmbla, plot energji dhe vlera ushqimore. Hurmat e Arabisë nuk kanë kolesterol dhe kanë pak yndyrna. Janë tepër të rekomandueshme për femrat shtatzënë dhe për ato që janë në prag të lindjes sepse i japin asaj shumë forcë dhe qëndresë. Hurmat e Arabisë janë një burim i çmuar hekuri që rrit nivelet e hemoglobinës në gjak. Në 250 gramë hurma arabie do të gjeni 3 miligramë hekur. Mjekët sugjerojnë që njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të shmangin këto fruta të veçanta.

7. STAFIDHET
Në botë do të gjeni disa lloje stafidhesh por më të zakonshmet janë ato që përdoren për përgatitjen e reçelit dhe marmelatës. Këto fruta të vogla nuk duhen nënvlerësuar sepse janë të pasur me hekur. Në 100 gramë stafidhe ndodhen 1 miligramë hekur .

8. Kumbullat e thata
Kumbullat e thara në mënyrë natyrale në diell ose ndryshe të “dehidratuara” kanë një ngjyrë të errët dhe lëkurë të vyshkur. E megjitatë në 100 gramë kumbulla të thata gjenden 9% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.

9. Shega
Në shumë vende të botës, shega është fruti më i rekomanduar për të gjitha sëmundjet që kanë lidhje me gjakun, përfshirë anemia ose pamjaftueshmëria e hekurit. Shega është një nga ushqimet më të lashta në botë. Ajo është e këshillueshme për të rritur pjellorinë tek njerëzit. Disa prej përbërësve të shegës janë të dobishëm për zemrën dhe ent e gjakut. Shega lufton depresionin dhe është një frut i rëndësishëm për tu përshtatur në dietë edhe nëse nuk vuani nga mungesa e hekurit.

10. SHALQINI

Është një frut freskues i verës. 90% e tij është ujë, e megjithatë shalqini është i pasur me shumë ushqyes dhe përbërës të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit, përfshirë hekurin dhe vitaminën C që ndihmon trupin të përthithë hekurin në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Anemia nga mungesa e hekurit

Anemia është një gjendje që zhvillohet kur gjaku i organizmit nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme apo hemoglobinë. Hemoglobina është substance kryesore e qelizave të kuqe të gjakut që lidh oksigjenin.
Është pikërisht gjaku, i cili nëpërmjet rruazave të kuqe dhe hemoglobinës shpërndan në të gjithë trupin tonë oksigjenin dhe lëndët ushqyese. Nëse numri i rruazave të kuqe dhe hemoglobina nuk janë në vlerat e tyre normale, atëherë i gjithë organizmi nuk do të furnizohet me sasinë e duhur të oksigjenit.
Kjo shpjegon edhe simptomën më të shpeshtë të anemisë që është lodhja për shkak se gjithë organet nuk marrin atë që kanë nevojë për të funksionuar si duhet. Anemia është një ndër çrregullimet më të zakonshme të gjakut. Fjala anemi rrjedh nga greqishtja që do të thotë mungesë gjaku.
Anemitë klasifikohen në anemi që rrjedhin nga humbja e gjakut (hemorragjitë akute ose kronike) anemitë që vijnë si rezultat i shkatërrimit të tepruar të qelizave të gjakut (hemoliza) dhe anemitë që rrjedhin nga prodhimi i mangët i qelizave të kuqe të gjakut ( çrregullime të hematopoezës ).
Anemia më e shpeshtë dhe më e njohur është ajo nga mangësia e mineralit të hekurit. Palca e kockave ka nevojë për hekur që të mund të prodhojë hemoglobinën, e cila bën transportimin e oksigjenit në gjithë organizmin. Pa hekur të mjaftueshëm nuk prodhohet hemoglobina e mjaftueshme për rruazat e kuqe.
Mangësitë e hekurit mund të rrjedhin nga dietat e varfra me hekur (sidomos foshnjat), gjatë periudhës kur rriten nevojat e organizmit për hekur (adoleshenca, shtatzania, ushqyerja me gji), dhurimet e shpeshta të gjakut, menstruacionet, dietat vegjetariane, sëmundje të ndryshme të aparatit tretës, operacione të stomakut apo zorrës së hollë , pijet me kafeinë etj.
Përveç hekurit mund të kemi mangësi të vitaminës B12 dhe acidit folik që janë të domosdoshme për prodhimin e vetë rruazave të kuqe të gjakut. Këto mangësi mund të vijnë gjatë infeksioneve parazitare, kirurgjive të stomakut apo të zorrëve, infeksionit të HIV-it, gjatë shtatzanisë, përdorimi i alkoolit, medikamente të ndryshme.

Mungesa e acidit folik gjatë shtatzanisë

Mangësia e acidit folik është mjaft e rëndësishme në periudhën e parë të shtatzanisë sepse çon në defekte të lindura të tubit nervor (spina bifida). Prandaj është e këshillueshme që nënat që kanë planifikuar shtatzëni të bëjnë profilaksinë me acid folik tre muaj përpara e në vazhdim. Sigurisht që me këshillimin e mjekut për përcaktimin e saktë të dozës.
Kushte të tjera kur kemi anemi mund të përmendim sëmundje kronike të veshkave, çrregullime të tiroides, kanceri, artriti rheumatoid, diabeti, mosha e vjetër, stresi, çrregullimet e presionit arterial, çrregullime të koagulimit të gjakut, zmadhimi i shpretkës, valvulat e zemrës (protezat valvulare).

Simptomat e mungesës së hekurit
1. Lodhje gjatë gjithë kohës
2. Zhvillim të pakët fizik dhe mendor tek fëmijët dhe ecuri jo e mirë në shkollë
3. Inflamacion në gjuhë
4. Probleme në temperaturën e trupit
5. Sistem të dobët imunitar
Shperndaje lajmin ANEMIA/10 frutat me më shumë hekur, si e rrisin hemoglobinën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat