IGJEUM nxjerr të dhënat

Shqipëria

IGJEUM nxjerr të dhënat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Shqipëria nuk gjen qetësi nga termetet, pasi ditën e sotme është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter. Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detajet për lëkundjet e tërmetit sot në vend.

Fillimisht u raportua se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 5 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.

IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1.

Sipas IGJEUM tërmeti ka si epiqendër 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat