Varrezat në Sharrë me prenotim, 500-600 mijë lekë vend i lirë

Shqipëria

Varrezat në Sharrë me prenotim, 500-600 mijë lekë vend i lirë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Varrezat në Sharrë

Në varrezat e Sharrës në Tiranë rikthehet fenomeni i  korrupsionit për të gjendur një vend prehje për ata që ndërrojnë jetë. Kamera e Ora News ka investiguar se si mund të prenotosh një vend  varri në parcelat e hyrjeve kryesore .  Tashmë duhet të paguash para nën dorë tek punonjësit e varreve për të gjetur një vend të lirë te parcela pranë hyrjeve kryesore.

Gazetari: Ky tek bidonat është zënë?

Punonjësja: Shko fol me përgjegjësin, po të mori nuk di gjë unë.

Gazetari: Pse kush e vendos?

Punonjësja: Përgjegjësi e vendos, nuk e vendos unë.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora News, sekserët mund ti gjesh brenda rrethimit. Janë ata që e dinë se ku ka varre të rezervuara.

Punonjësi: Ti do me e gjet një vend këtu afër, të kuptoj unë , por në qoftë se ka dikush që e ka ruajtur

Gazetarja: Ku ta gjej unë këtë vendin?

Punonjësi: Do të pyes unë tani, do interesohem unë.

Skemën sesi funksionon e tregon punonjësi, ku sipas tij për të gjetur një vend të mirë në afërsi të hyrjeve kryesore, kushton 50 deri në 60 mijë lekë.

Gazetari: Sa mund të shkojë afërsisht.

Punonjësi: 500 -600 mijë kaq. Një gjë e tillë.

Gazetari: Ti sa  do?

Punonjësi: Sa dua unë tani… po për mua nuk ka gjë shif e bëj vetë tani.

E gjithë skema bëhet në bashkëpunim.

Punonjësi: Do të bisedoj unë me ato shokët tani, e do bien në kompromis ato me përgjegjësin.

Punonjësja:  Ne se dimë çfarë loje bëjnë këtu atom ne e dimë që përgjegjësi i ka në dorë të gjitha.

Edhe pse gjithçka bëhet në mes të ditës, përgjegjësi i varreve në sektorin Sharrë mohon fenomenin. Në kryeqytet shërbimi i varrimit pranë bashkisë kushton 250 mijë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat