U dënua me 6 muaj burg nga GJKKO/ Anëtari i Vettingut kërkon pafajësi në Apel

Shqipëria

U dënua me 6 muaj burg nga GJKKO/ Anëtari i Vettingut kërkon pafajësi në Apel

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Luan Daci

Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci shpreson që të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Daci ka ankimuar vendimin e dënimit, ndërsa pritet që në vijim të fillojë procesi gjyqësor në Apel. Daci akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”.

GJKKO e gjeti fajtor, ndërsa dha dënimin me 6 muaj burg, i konvertuar në 12 muaj shërbim prove. SPAK fillimisht kërkoi për gjyqtarin e KPA dënim me 1 vit burg, por kërkesa u pranua pjesërisht nga gjykata.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Luan Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së Apelit të Vettingut.

Në atë kohë, Luan Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje ligji.

g.kosovari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat