Ndarja nga jeta e ish-deputeit të PD, Meta: Humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin bankar

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-deputeit të PD, Meta: Humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin bankar

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:23
Ilir Meta

Presidenti Iliri Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Bedri Çollaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se ndarja përpara kohe nga jeta e tij, ishte një humbje e madhe për familjen, kolegët, por edhe për sistemin tonë bankar, ku ai ka shërbyer për vjet me radhë.

Postimi i Ilir Metës:

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta!

U prehtë në paqen e merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat