Revoltohet nga azili Agron Tufa: Të marrim pushkët, se Ramën me votë se rrëzojmë dot

Shqipëria

Revoltohet nga azili Agron Tufa: Të marrim pushkët, se Ramën me votë se rrëzojmë dot

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Agron Tufa

Agron Tufa ka reaguar pas një lajmi, se disa aktivistë të PD-së janë ndaluar nga policia.

Ai bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Qeverisë, pasi sipas tij, me votë Ramën nuk e rrëzojnë dot.

“Arrestimi i sociologut të njohur Ergys Mertiri  dhe 3 aktivistëve të tjerë të Aleancës për mbrojtjen e teatrit ështe shenjë e humbjes së durimit.

Qeveria fashisto-komuniste e Ramës me plolicinë e udhëhequr nga Sigurimi i diktarurës së etërve po jep sinjalin e shokut Cigarja: “pushtetin e kemi fituar me grykën e pushkes (vini re, jo me votë), dhe do ta mbrojmë me grykën e pushkës”.

Shpresat për ta rrezuar këtë diktaturë me votë kanë vlerë brenda nje normaliteti qoftë dhe minimal. Por asnjë normalitet sado minimal, nuk ekziston më.

Mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por dhe më e domosdoshmja: kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të mbulohet me turp”, shkruan Agron Tufa nga azili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat