Shtetrrethimi ndryshoi orën e meshës së Krishtlindjes/ Dom Mark Shtjefni: Do i qëndrojmë besnik vendimit, kemi...

Shqipëria

Shtetrrethimi ndryshoi orën e meshës së Krishtlindjes/ Dom Mark Shtjefni: Do i qëndrojmë besnik vendimit, kemi...

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:05
Dom Mark Shtjefni

Kisha katolike ka reaguar në lidhje me kufizimet e reja që janë marrë ë vendin tonë për situatën e pandemisë së Covid-19. Me një letër që i ka nisur kryetares së Komitetit të Ekspertëve, kërkon që Komiteti të rimendojë vendimin e dhënë që duke nisur nga data 24 dhjetor vendi të mbyllet prej orës 20 e 30 të mbrëmjes

Në letër thuhet që ky vendim është diskriminues dhe i nxituar në një kohe kur ishin marrë të gjitha masat që mesha e Krishtlindjes të zhvillohej duke menduar mbylljen e vendit në orën 22:00.

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ishte zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Dom Mark Shtjefni.

Ai tregoi se përgatitjet për meshën e Krishtlindjes duan kohë dhe marrin shumë kohë, e si pasojë vendimi i Komitetit të Ekspertëve u erdhi në mënyrë të papritur.

“Ne kishim menduar që në disa famulli mesha e fundit të ishte në orën 20 që në 22 të ishin në shtëpi. E këtë lajmërim e kishim bërë nëpër kishat tona. E domosdoshme është që të mos bëhet polemikë. Kujtoj që në mars ka patur një takim mes kryeministrit dhe krerët e komuniteteve fetare, e kjo ishte gjë e mirë, se u konsultuam dhe u përgatitëm. Është një sëmundje që na prek të gjithëve, festat më të mëdha i kemi kremtuar vetëm, pa praninë e besimtarëve”, tha Dom Mark Shtjefni.

Ky i fundit tha se edhe kryetarja e Komitetit të Ekspertëve ka reaguar e ka thënë se “nuk është një vendim diskriminues”.

“E ne do i qëndrojmë besnik këtij vendimi dhe jemi përpjekur që të rishohim orarin e meshës. Kemi shtuar meshat, ku nga një meshë do bëjmë më shumë për shkak të pandemisë. Nuk do e bëjmë në mesnatë, ashtu siç është simbolika e dritës. Nuk do shohim një kishë plot në orarin e mesnatës, por do shohim një kishë që të respektojë normativat që ka vënë qeveria. Nuk kemi kërkuar që të ndryshojnë orarin policor, por na erdhi në habi. Do kishim dashur që ta merrnim vesh më herët, pasi do kohë që të përgatiteshim për meshat”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat