Aksident në Shëngjin, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Shëngjin, dy të plagosur

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në Shëngjin, pranë Knallës Lezhë, ku një mjet tip Opel është përplasur me një makinë Smart.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i Smartit dhe një pasagjer që udhëtonte në të.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat