Helmim masiv në Bulqizë, rreth 30 persona shkojnë në spital për ndihmë. Dyshimet e para

Shqipëria

Helmim masiv në Bulqizë, rreth 30 persona shkojnë në spital për ndihmë. Dyshimet e para

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.

Sipas informacioneve të para, raportohet se kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza.

30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza.

Mjekët kanë deklaruar për news24 se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat