E vërteta/ Grushta dhe thyerje xhamash, çfarë e detyroi ish policin Florenc Hoxha të përfundojë sërish në qeli

Shqipëria

E vërteta/ Grushta dhe thyerje xhamash, çfarë e detyroi ish policin Florenc Hoxha të përfundojë sërish në qeli

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Polica

Florenc Hoxha, ish drejtues i policisë bashkiake në kohën e qeverisjes së PD, do të përgjigjet ligjërisht për akuzën e shkatërrimit të pronës si dhe atë të goditjes me dashje të një personi.

Ai mbahet i shoqëruar në dhomat e izolimit pranë Drejtorisë së Policisë dhe materaili ndaj tij do të referohet në prokurori.

Këtë herë, Hoxha akuzohet se ka qëlluar dhe shkatërruar pronën e mikut të tij të ngushtë.

Altin Meta i datëlindjes 1978, është qëlluar me grushte në mbremjen e së mërkurës ndërsa mjeti i tij është thyer pas një debati mes tij dhe Florenc Hoxhes, në lokalin Joart pranë zonës së Tregut Elektrik në Tiranë.

Të dy personazhet e përfshirë në sherrin që duket si banal, kanë dhënë deklarimet e tyre pas shoqërimit në komisariat. Ata kanë deklaruar se janë përfshirë në një debat për shkak të bindjeve politike pasi kanë bindje të kundërta politike.

Por e vërteta e këtij konflikti qëndron në një tjetër fakt, që policia tashmë e disponon.

Hoxha dhe Mata kanë patur prej kohësh edhe një marrëdhënie të ngushtë monetare.

Ata kanë drejtuar prej kohësh “trafikun” e mjeteve dhe makinerive të lojrave të fatit, biznes ky jo legjitim pas urdhërit për mbylljen e tyre nga qeveria 4 vite të shkuara.

Prishja e pazareve mes tyre dyshohet të jetë dhe shkaku për të cilën, dy ish bashkëpuntorët u përfshinë në një konflik banal. Burime zyrtare prej Policisë Tiranë i thanë mediave se ka dyshime se Hoxha kryente furnizimin e lokaleve periferike në kryeqytet me makineritë e lojrave të fatit.

Një fakt i tillë tashmë pritet të zbardhet nga hetimi i prokurorëve.

Mbrëmjen e së mërkurës komisaritai numër 1 në Tiranë është njoftuar për një ngjarje në rrugën Ali Demi. Në lokalin “Joart”, dy persona ishin përfshirë në një konflik fizik i cili kishte degjeneruar deri në thyerje mjetesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat