Protestuan kundër gjobës arbitrare, Elona Guri përfundon në polici, efektivi fsheh fytyrën

Shqipëria

Protestuan kundër gjobës arbitrare, Elona Guri përfundon në polici, efektivi fsheh fytyrën

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Elona Guri

Përfaqësuesja e LSI Durrës, Elona Guri, nën diçiturën “Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës”, ka publikuar foton e saj, ndërsa punonjësi i policisë në zyrë nxiton të fshehë identitetin.

“E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-Covid, ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçi”, shkruan Guri në Facebook.

Postimi i plotë i Elona Gurit

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-covid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.

Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.

Elona Guri
LSI Durrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat