Rinisin fluturimet nga Rinasi

Shqipëria

Rinisin fluturimet nga Rinasi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e motit të keq, aeroporti i Rinasit ka rifilluar fluturimet.

Në një njoftim nga aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëhet me dije se fluturimet vijojnë normalisht.

“Vijojnë fluturimet normalisht nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Shënohen disa vonesa të vogla gjatë ditës së sotme dhe për çdo ndryshim, ju lutemi vizitoni oraret në kohë reale tek ëëë.tirana-airport apo kontaktoni kompaninë ajrore të udhëtimit. Faleminderit kush punoi dhe rrugë të mbarë kush udhëton”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë raportohet se një avion i kompanisë Air Albania, i nisur mbrëmjen e djeshme nga Verona drejt Rinasit, u ul në Bari pasi bëri disa rrotullime në qiell.

Po ashtu, nuk ka pasur vonesa në fluturimet nga Tirana në Frankfurt (ora 07:50), nga Tirana në Bergamo (ora 09:15) dhe nga Tirana në Bergamo, në orën 09:35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat