Debreshi: Bulqiza nuk nxjerr intelektualë sepse fëmijët detyrohen që të mbledhin krom qysh të vegjël

Shqipëria

Debreshi: Bulqiza nuk nxjerr intelektualë sepse fëmijët detyrohen që të mbledhin krom qysh të vegjël

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:28
Elton Debreshi

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi u shpreh se Bulqiza nuk nxjerr intelektualë sot sepse fëmijët detyrohen që të mbledhin krom qysh të vegjël.

Debreshi: Të dyja partitë janë të kapura nga kryeoligarku. Kush do ta ngrejë zërin për popullin. Vdiq një minator dje dhe nuk u diskutua fare në media. Kush do të diskutojë për ato gratë që mbledhin krom në stogje për të mbajtur familje.

Bulqiza nuk nxjerr intelektualë sot sepse fëmijët detyrohen që të mbledhin krom qysh të vegjël.

Sa gra i ka shtypur fadroma dhe sa minatorë janë aksidentuar dhe faji u ka ngelur atyre. Këto parti do të vijnë të premtojnë për statusin, sepse këtyre u ka mbaruar edhe rrena. Sot nuk ka politikë që të vijë më njeri për politikë dhe të thotë që të bëjë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat