Zbardhen dëshmi të tjera, Ernejt Shytit para se të vriste Behar Sofinë, takoi shokun: U habita se më qerasi

Shqipëria

Zbardhen dëshmi të tjera, Ernejt Shytit para se të vriste Behar Sofinë, takoi shokun: U habita se më qerasi

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen dëshmi të reja lidhur me itinerarin që ka përshkruar Ernejt Shyri, 24-vjeçari që ka marrë përsipër autorsinë e vrasjes së Behar Sofisë. A2 ka mësuar nga grupi hetimor se i riu kishte marrë një taksi në afërsi të Ministrisë së Jashtme, të cilit i kërkoi ta linte tek terminali i autobusëve tek Qytet Studenti.

Taksisti me iniciale Klemend M. tha për hetuesit se që në hipje, Shyti dukej i shqetësuar dhe herë pas here i kërkonte atij që të gjente rrugën më të shkurtër se ishte vonë.

Po ashtu në pyetje është marrë edhe fatorinoja i linjës Krrabë-Tiranë, Dardan Gj., shok fëmijërie me Shytin. Dardani ka treguar se për herë të fundit e ka parë të riun më 25 shkurt, në të njëjtën ditë kur ndodhi dhe vrasja. Në rrëfimin e tij, ai ka bërë me dije se Shyti kishte me vete dy çanta të mëdha të zeza, të cilat i futi në bagazhin e autobusit.

Më pas e kishte qerasur me pije energjike, dhallë dhe byrek. Gjest që i ka bërë përshtypje pasi nuk kishte ndodhur më parë. Një ditë pas vrasjes, më 26 shkurt, Shyti ka dalë nga territori i Shqipërisë nga pika doganore e Hanit të Hotit për të shkuar në punë.

Deri më tani si bashkëpunëtorë të tij janë prangosur: Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuliano Visha.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, edhe pse u kërkua me polumbarë në lumin e Lanës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat