“Grushtet përgjigja simbolike ndaj agresionit dhe padrejtësive”- Boçi i përgjigjet Ramës: Më 25 prill do marrësh një milion të tillë

Shqipëria

“Grushtet përgjigja simbolike ndaj agresionit dhe padrejtësive”- Boçi i përgjigjet Ramës: Më 25 prill do marrësh një milion të tillë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Luçiano Boçi i përgjigjet kryeministrit Rama, duke theksuar se grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Pas pretendimeve se mund të ketë marrë telefonin e biznesmenit Gjergji Luca, Boçi thotë se nëse do ta kishte atë telefon nuk kishte nevojë për zgjedhje fare në Elbasan.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat