Majko flet për Tom Doshin: E njoh mirë se është nga fshati i gruas sime

Shqipëria

Majko flet për Tom Doshin: E njoh mirë se është nga fshati i gruas sime

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:40
Doshi dhe Majko

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së.

I ftuar në ‘News24’ Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan.

“Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë.

Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të tilla raste, të vërtetat janë policore. Unë jam politikan.”, tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat