Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, marshim kundër abuzimeve seksuale edhe në Durrës

Shqipëria

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, marshim kundër abuzimeve seksuale edhe në Durrës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 20:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, nga 5 persona, ka qenë kryefjalë e mediave prej disa ditësh.

Ndërkohë ditën e sotme qindra qytetarë kanë dalë në protestë në sheshin “Skëndërbej”. Me pankarta në duar të cilët mbanin mesazhe të ndryshme, thirrja kryesore e marshimit ishte “Eduko djalin”.

Ndërkohë, protestë është zhvilluar edhe në qytetin e Durrësit, ku qytetarët kanë marshuar drejt shesheve për përdhunimin e të miturës.

Me pankarta në duar edhe qytetarët në Durrës kanë marshuar kundër abuzimeve seksuale edhe në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat