Çelet sezoni turistik në Fier, aktivitete të ndryshme në plazhet e Semanit dhe Darëzezës

Shqipëria

Çelet sezoni turistik në Fier, aktivitete të ndryshme në plazhet e Semanit dhe Darëzezës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Mes aktiviteteve të ndryshme është çelur zyrtarisht sezoni turistik në plazhet e Semanit dhe Darzezës në Fier. Pjesë e kësaj dite ishin dhe garat me kuaj ku morën pjesë 13 ekipe. Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, theksoi se janë marrë të gjitha masat që pushuesit të gjejnë një ambjent të pastër dhe komod.

Në një atmosferë me aktivitete të shumta është çelur zyrtarisht sezoni turistik në plazhet e Semanit dhe Darëzezës në Fier.

I pranishëm për hapjen e sezonit ka qenë edhe kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili u shpreh se janë marrë të gjitha masat që pushuesit të gjejnë një ambient të pastër dhe komod.

"Kemi përfunduar pastrimin total të gjithë kësaj vije bregdetare përreth 5 km, jemi duke përmbyllur të gjithë pjesën aplikimeve, ku kemi bërë një hartë të plotë për plazhet publike dhe private në gjithë këtë zonë. Jemi duke biseduar me të gjithë privatët që janë këtu që edhe ata të përmbushin detyrimet e veta në përputhje me ligjin."

Por ajo që mori vëmendje të shtunën ishte edhe gara me kuaj ku morën pjesë 13 ekipe nga qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për gjyqtarin e 'kupës së Darëzezës', Arjan Rugji, garat me kuaj duhet te kthehen në një traditën e plazhit e Darëzezës për të kthyer interesin e njerëzve ndaj garave me kuaj si dhe për të promovuar zonën.

Plazhet e Semanit dhe Darëzezës preferohen jo vetem nga qytetarët e Fier por edhe në qyteteve të tjera për të kaluar pushimet e verës.

Rëra kurative dhe pylli me pisha i bën këto vija bregdetare më të frekuentuarat në zonën e Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat