Ndodh në Tropojë, shkatërrohen qindra fidanë bliri të mbjellë nga bashkia

Shqipëria

Ndodh në Tropojë, shkatërrohen qindra fidanë bliri të mbjellë nga bashkia

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:58
Foto

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Tropojë. Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë-Bujan janë shkatërruar.

Denoncimi është bërë nga kreu i bashkisë, Rexh Byberi, i cili apelon organet ligjzbatuesve të identifikojnë autorët.

"Fuqia e paaftësisë për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri. Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithëve.Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar".

Byberi shton se veprime të tilla nuk do jenë aspak pengesë as për të dhe as stafin e tij që të punojnë për Tropojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat