“Vrava për dinjitetin e vajzës”/ Çfarë tha Mexhit Picari pas arrestimit

Shqipëria

“Vrava për dinjitetin e vajzës”/ Çfarë tha Mexhit Picari pas arrestimit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërsa orët kalojnë, zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari vrau dhëndërrin e tij, Kudret Saliaj.

Autori i krimit ka qenë bashkë me vajzën e tij, Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal, disa karrige me tej.

Nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër qetësisht dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.

‘E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë’, ka thënë ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat