“Shtëpi të bukura, ambient i ndotur”, ‘korçarët e Fierit’ të harruar prej 30 vitesh, asnjë investim në lagje

Shqipëria

“Shtëpi të bukura, ambient i ndotur”, ‘korçarët e Fierit’ të harruar prej 30 vitesh, asnjë investim në lagje

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:55

Kopshtet e zbukuruara të këtyre shtëpive në periferi të Fierit, bien ndesh me pamjen e trishtë të mbetjeve të industrisë së dikurshme

20 familje që migruan 30 vjet më parë nga zona e Korçës, besuan se do ta kthenin këtë zonë industriale në shtëpinë e tyre. Po ende sot ndihen të mënjanuar dhe siç thonë, jetojnë të harruar nga pushteti vendor.

Një shërbim që u ndal pa filluar mire

“Para zgjedhjeve sollën nja dy kosha po tani kanë një muaj që s’i pastrojnë dhe detyrohemi t’i djegim mbeturinat,” tregon një banor.

Mungesa e rrugëve, kanalizimeve, ujit dhe ndriçimit, janë shqetësimet me të cilat përballen çdo ditë, por nuk i janë dorëzuar fatit. Lagjen e tyre e kanë sistemuar duke plotësuar ato që munden, pastërtinë dhe hijeshinë e shtëpive.

Të diskriminuar dhe të mënjanuar banorët e kësaj lagjeje janë ankuar për gjendjen e tyre vazhdimisht por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat