Frika nga arrestimi/ Monika braktis LSI-në dhe strehohet në Presidencë, befas pranon statusin e Zonjës së Parë

Shqipëria

Frika nga arrestimi/ Monika braktis LSI-në dhe strehohet në Presidencë, befas pranon statusin e Zonjës së Parë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:24
Monika Kryemadhi

Pas disa javë zhdukje dhe një vizite misterioze në SHBA ku bëri një foto me Bebe Rexhën, Monika Kryemadhi është rikthyer duke bërë një lëvizje që tregon shumë për atë që pritet të ndodhë në shtator të këtij viti. Pas katër vitesh, Monika Kryemadhi ka braktisur LSI-në, duke marrë statusin e Zonjës së Parë së vendit.

Ditët e fundit, Monika ia ka lënë partinë nën administrim Petrit Vasilit, duke u strehuar vetë në Presidencë. Që kur Edi Rama zgjodhi Ilir Metën President duke ua bërë peshqesh shqiptarëve, Monika Kryemadhi refuzoi statusin e zonjës së parë. Por, tashmë befas ka ndryshuar mendje.

Në një kohë kur Kuvendi ka shkarkuar Ilir Metën për cenim të marrëdhënieve me SHBA, për nxitje dhune, trazirash, rol të dyshimtë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan etj., dhe kur Gjykata Kushtetuese pritet ta shkarkojë përfundimisht në shtator, Monika Kryemadhi ka vendosur të rikthehet në Presidencë si Zonjë e Parë.

Burime pranë Presidencës thonë se janë habitur kur kanë parë Monikën në ambientet e Presidencës, duke përplasur dyert, lëshuar urdhra dhe duke turfulluar ndaj femrave.

Pas shfaqjes në Presidencë, Monika ka kërkuar të gjitha privilegjet si Zonjë e Parë dhe përfshirjen e saj në axhendën e takimeve të Ilir Metës si President. Urdhri Monikës është zbatuar menjëherë. Monika Kryemadhi, e njohur në botën e mafies edhe si ‘zonja e heroinës’, pasi sipas një dosjeje që kanë shërbimet e huaja ajo transportonte heroinë nëpër aeroporte me karrocën e fëmijëve kur Meta ishte kryeministër, është bërë menjëherë pjesë e takimeve dhe vizitave të Presidentit. Kryemadhi befas është shfaqur në krah të Metës edhe gjatë vizitës së tij në Budapest në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Lëvizja e Monikës vjen në kushtet e dy rrethanave. Së pari, LSI-ja mori një goditje fatale në zgjedhjet parlamentare të 2021, duke u shkrirë në 9 nga 12 qarqe të vendit, pasi Meta i shpalli këto zgjedhje një referendum kundër SHBA dhe reformës në Drejtësi.

Së dyti, SHBA-BE kanë shtuar javët e fundit presionin ndaj SPAK për të zbatuar ligjin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të cilët hynë në politikë me pantallona doku, ndërsa sot kanë një pasuri të deklaruar me vlerë mbi 10 milionë euro, e gjitha e krijuar me para të pista, ndërsa pasuria e tyre e padeklaruar mendohet se ka një vlerë prej mbi 1 miliard euro.

Baza e të ardhura të ligjshme janë vetëm dy paga shteti, të cilat nuk mbulojnë qoftë edhe një nga ditëlindjet e organizuara nga Monika. Lëvizja e Monikës për t’u strehuar në Presidencë është një shenjë e qartë frike nga verifimi i SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat