I humbur prej dy ditësh, kapet në Sarandë gruaja që po trafikonte 12-vjeçarin

Shqipëria

I humbur prej dy ditësh, kapet në Sarandë gruaja që po trafikonte 12-vjeçarin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:43
12-vjeçarin Ronaldo Tanushi

Një 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga pasi u kap duke trafikuar një të mitur. Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë rreth orës 14.30.

Ai po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.

Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët.

Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat