Balluku tregon synimet e Shqipërisë

Shqipëria

Balluku tregon synimet e Shqipërisë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:38
Belinda Balluku

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria nuk synon të jetë një super fuqi eksportues e gazit, por në fillim do të plotësoj nevojat e tregut vendas e më pas për ta eksportuar në tregun jashtë.

“I nevojshëm krijimi i një burimi alternativ për suportin e turizmit, industrisë dhe bujqësisë, një burim alternativ sic është gazi, me një master plan që jep në mënyrë të detajuar të gjitha hapat për të ardhmen.

TAP një nga projektet më të mëdha sa i përket fushës së gazifikimit kalon në Shqipëri dhe ky është një fat i madh për vendin, u kthye në shembull për projektet që do të bëhen në të ardhmen, nëse TAP nuk do kishte kaluar në Shqipëri nuk do kishim sot kompaninë tonë kombëtare të gazit, ne duam të plotësojmë kërkesat e vendit fillimisht, pastaj fuqi eksportuese”, u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat