Plagosi me armë zjarri një person, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Kuçovë

Shqipëria

Plagosi me armë zjarri një person, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Kuçovë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një konflikt i çastit për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, ku gjatë një konflikti një 29-vjeçar ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.K., 25-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe është në ndjekje të tij, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat