SPAK nis verifikimet për Fierin pas akuzave të deputetit Petrot Koçi për fituesit e tenderave

Shqipëria

SPAK nis verifikimet për Fierin pas akuzave të deputetit Petrot Koçi për fituesit e tenderave

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:45
Ilustrim

Akuzat e deputetit të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi, për fitimin e tenderave në këtë qark nga organizata kriminale kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK ka nisur verifikimin pas denoncimeve të bëra në rrjetet sociale nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes.

Me anë të një statusi në facebook, Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Deputeti socialist akuzoi se tenderat publikë në Fier po fitoheshin nga organizata kriminale që operojnë në këtë zonë.

Sipas tij këto organizata janë fuqizuar duke pastruar paratë e pista në industrinë e ndërtimit dhe vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

"Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë ti nënshtrohet botës së krimit të organizuar. Partia Socialiste nuk bën asnjë hap pas në luftën ndaj së keqes" deklaroi Koçi.

Deklarata e fortë e ish-zëvendësministrit të Mbrojtjes ka ngjallur reagimin e SPAK.

I pyetur nga Rtv Ora, kreu i SPAK Arben Kraja tha se kanë nisur verifikimet për të parë nëse qëndrojnë apo jo akuzat publike të deputetit të zgjedhur socialist.

Petro Koçi ka mbajtur pozicionin e zëvendësministrit të Mbrojtjes prej dhjetorit të 2014 deri në qershor 2021, kur ai u dorëhoq pasi mori mandatin e deputetit të PS-së për qarkun e  Fierit.

Ai është dhe kryetar i degës së PS-së në Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat