PD e Mirditës: Zjarri po rrezikon fshatin, Kryetari i Bashkisë të ndërpresë urgjentisht pushimet

Shqipëria

PD e Mirditës: Zjarri po rrezikon fshatin, Kryetari i Bashkisë të ndërpresë urgjentisht pushimet

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:27
Mirditë

Kryetari i PD Mirditë Mark Ruçi, ka reaguar për zjarret në këtë qark duke thënë se ka rrezik real për destinacionin turistik të Katundit Vjetër.

Ai bën me dije se për të dytin vit radhazi, zjarri i ardhur nga fshatrat e Malësisë se Lezhës rrezikon seriozisht jetët e banoreve të lagjes Molung, por dhe gjithë fshatit Katundi i Vjetër në Njësinë Administrative Rubik.

Ruçi: Dëmtimi bukurive natyrore te këtij fshati nga zjarri qe ka rreth 10 dite qe ka rene ne fshatrat e Lezhës , përben rrezikun real te dëmtimit te imazhit pozitiv qe destinacioni turistik i Katundit Vjetër ka krijuar ne këto vite si rezultat i punës me vizion e përkushtim te administratoreve te bizneseve aktuale. Por ata janë te pafuqishëm për te ndikuar ne fikjen e zjarreve, (ndonëse vitin e kaluar kane kontribuar ndjeshëm) por presin ndërhyrjen e strukturave te emergjencave civile te Bashkisë Mirdite për evakuimin e banoreve te lagjes Molung si dhe te Ministrisë se Mbrojtjes, për ndërhyrje nga ajri për shkak te terrenit te thyer.

Ai shton se kryetari i Bashkisë Mirditë duhet të ndërpresë urgjentisht pushimet dhe të kërkojë nëpërmjet medias dhe kanaleve shtetërore ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e situatës.

Ruçi: Kryetari Bashkise Mirdite duhet te nderprese urgjentisht pushimet dhe te kerkoje nepermjet medias dhe kanaleve shteterore nderhyrje te menjehershme per stabilizimin e situates. Vitin e kaluar ishte shirat e rene ato qe shuajten zjarrin ne kete fshat por sipas parashikimeve te sinoptikaneve nje gje e tille nuk do te ndodhe ne ditet ne vijim ndaj duhet nderhyrje te menjehershme. I bejme thirrje kryetarit ne detyre z. Ndrec Deda qe te mobilizoje gjithe strukturen mbeshtetese te zjarrfikesve, rrugeve rurale, ujesjellsit, sherbimeve publike qe jane te shumte ne numer per tu paraqitur tek Bankomati cdo fillim muaji por pa asnje ndikim ne permiresimin e sherbimeve karshi komunitetit. Nuk po bejme politike por gjendja eshte alarmante o punembaruarit e bashkise Mirdite!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat