Aksident në Sarandë, makina me 4 persona brenda përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident në Sarandë, makina me 4 persona brenda përfundon në kanal

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në rrugën Sarandë-Gjirokastër, ku një makinë në të cilën ndodheshin 4 persona, ka rënë në kanal.

Në pamjet e siguruara shihet se makina ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit.

Rekord viktimash dhe infektimesh në Kosovë, 18 viktima dhe 2.295 raste të reja me Covid

Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që bëht e ditur se policia dhe zjarrfikësja janë nisur për në vendngjarje.

Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e kushteve atmosferike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat