Ishte larguar nga shtëpia, i riu gjendet i mbytur në Shkumbin

Shqipëria

Ishte larguar nga shtëpia, i riu gjendet i mbytur në Shkumbin

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar.

Familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.

Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat