PS nis në Presidencë shkresën për mandatimin e Ramës kryeministër të Shqipërisë

Shqipëria

PS nis në Presidencë shkresën për mandatimin e Ramës kryeministër të Shqipërisë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:46
Edi Rama

PS ka nisur në Presidencë shkresën për mandatimin e Edi Ramës kryeministër të Shqipërisë.

Dy ditë më parë (2 shtator) Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin.

Sipas nenit 96, Presidenti Meta duhet të emërojë Edi Ramën kryeministër 10 ditë para nisjes së sesionit parlamentar.

Sipas nenit 97, brenda 10 ditëve nga emërimi, Rama duhet të prezantojë programin politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërjen e tij

Brenda 7 ditëve nga prezantimi, ministrat duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat