U vetë plagos me pistoletë, një ditë më pas policia i vë prangat 35-vjeçarit

Shqipëria

U vetë plagos me pistoletë, një ditë më pas policia i vë prangat 35-vjeçarit

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një ditë më parë një 35-vjeçar u vetë plagos në Vorë. Vetëm një ditë pas  kësaj ngjarje policia njofton se e ka arrestuar.

Kjo ka ardhur për shkak se arma me të cilën ai u plagos ishte pa leje. Tashmë ai do të përballet me akuzën e armë mbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç,  pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat