Në timon të dehur dhe pa patentë, policia e Beratit nuk i fal shoferët

Shqipëria

Në timon të dehur dhe pa patentë, policia e Beratit nuk i fal shoferët

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:46
Foto

Në të gjitha rrugët e qarkut Berat vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me kamera, aparatë forografikë e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat gjatë kontrolleve të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me alkoolin si dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht një shtetas tjetër, konkretisht:

P.Gj., 62 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

K.N., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

U procedua penalisht shtetasi M.Xh., 14 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

?Janë vendosur 53 masa administrative për parakalim të gabuar, janë ndëshkuar me masë administrative dhe i janë pezulluar pikë nga leja e drejtimit 2 shtetasve për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

?Janë vendosur 33 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 25 masa për mospërdorimin e kaskave mbrojtëse.

? Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 207 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???‍♂️, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat