Prej 26 vitesh pjesë e Forcave të Armatosura, ndahet nga jeta nënkolonelja, Peleshi: Ngushëllime familjes

Shqipëria

Prej 26 vitesh pjesë e Forcave të Armatosura, ndahet nga jeta nënkolonelja, Peleshi: Ngushëllime familjes

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:00
Edlira Kukeli

Ndahet nga jeta mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Peleshi u shpreh ngushëllimet familjarëve të Kukelit e cila kishte marrë titullin nënkolonel.

“Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA. U prehtë në paqe!”, shkruan Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat