Meta takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës

Shqipëria

Meta takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:33
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang YI.

Presidenti Meta vlerësoi miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar edhe më tej ato në të ardhmen.

“Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, – nënvizoi Kreu i Shteti gjatë takimit.

Presidenti Meta, duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh. T. Z. Wang Yi për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat