Tërmeti në Bulqizë/ IGJEUM: Brenda 48 orëve janë regjistruar 7 lëkundje

Shqipëria

Tërmeti në Bulqizë/ IGJEUM: Brenda 48 orëve janë regjistruar 7 lëkundje

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;

Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa.

Njësia Administrative Zerqan 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 28 banesa.

Njësia Administrative Gjoricë 11 banesa.

Njësia Administrative Ostren 9 banesa.

Njësia Administrative Trebisht 6 banesa.

Njësia Administrative Martanesh 6 banesa.

Njësia Administrative Bulqizë, 4 banesa.

Institucioni i Prefektit të Dibrës në komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qellim.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.

Më herët IGJEUM bëri me dije se përgjatë 48 orëve të fundit në këtë qark ishin regjistruar 7 lëkundje tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat