Grida Duma denoncon ngjarjen e rëndë: Një vajzë u përdhunua nga 5 persona, nuk merr as bonus qiraje

Shqipëria

Grida Duma denoncon ngjarjen e rëndë: Një vajzë u përdhunua nga 5 persona, nuk merr as bonus qiraje

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Grida Duma

Deputetja demokrate Grida Duma, ka zbuluar një ndodhi të rëndë nga foltorja e Kuvendit.

Së fundmi ajo raporton se ka takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 persona dhe është detyruar që të largohet nga qyteti i saj.

Sipas Dumës, kjo vajzë nuk merr asnjë mbështetje, madje as bonusin e qirasë dhe jo më të ndihet e sigurt.

Duam duke folur për buxhetin 2022, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë duke thënë se ata po tallen me njerëzit.

“Ju talleni. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz. Ka ikur nga qyteti i vet. As qiranë as bonusin e qirasë nuk merr. Dhe jo më të ndihet e sigurt në këtë vend. Ju talleni totalisht. Ju jeni civilizimi? Kjo është luftë llojesh jo civilizim”, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat