Magazina me materiale drusore përfshihet nga flakët në Pogradec, ja çfarë thotë policia

Shqipëria

Magazina me materiale drusore përfshihet nga flakët në Pogradec, ja çfarë thotë policia

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Përfshihet nga zjarri një magazinë në Pogradec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:05. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të rrugës së Rëmenjit, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale lëndë drusore, në pronësi të shtetasit I. D.

Në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat