Berisha i përgjigjet Ramës: Ka humbur qetësinë dhe gjumin, ky është një revolucion

Shqipëria

Berisha i përgjigjet Ramës: Ka humbur qetësinë dhe gjumin, ky është një revolucion

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 00:29
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama pasi ai përmes një mesazhi të koduar komentoi situatën në Partinë Demokratike.

Berisha tha në Syri Tv se ky  reagim demonstroi sipas tij dëshpërim të tmerrshëm. “Dëshpërim i tmerrshëm. Kjo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. 

Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin. Kundër narkoshtetit që ka kryemeduzën Edvin Kristaq Rama. Rama e ka të qartë që është një revolucion. Dhe ky revolucion nuk pyet, të merr përpara”, tha Berisha.

Çfarë tha Rama? Ai shpërndau një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett që duket se godet PD-në “Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat