Rruga Shtyllë-Panarit e bllokuar nga bora, banorët kërkojnë hapjen e rrugës për tu furnizuar me rezerva ushqimore

Shqipëria

Rruga Shtyllë-Panarit e bllokuar nga bora, banorët kërkojnë hapjen e rrugës për tu furnizuar me rezerva ushqimore

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Dëbora vijon të krijojë probleme në lëvizjen e mjeteve sidomos në aksin Shtyllë- Panarit. Një banor ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur "Mashkullorë" pasi në këtë aks pasi trashësia e dëborës ishte shumë e lartë.

Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit, mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.

Njëri prej të rinjve në mesazhin që dërgon thotë se kanë punuar në të ftohtë për të bërë lëvizjen e mjeteve por nuk ja kanë dalë dot pasi temperaturat ishin shumë të ulta dhe kanë rrezikuar edhe të ngrijnë atje.

Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata.

Pas kësaj 15 personat mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes dëborës. Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilaçesh por edhe rezerva ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat