Kraja bën bilancin 2 vjeçar të SPAK: Konfiskuam mbi 75 milionë euro pasuri të krimit, i kaluan shtetit

Shqipëria

Kraja bën bilancin 2 vjeçar të SPAK: Konfiskuam mbi 75 milionë euro pasuri të krimit, i kaluan shtetit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shprehur vlerësimin e saj për prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH të cilët sipas saj me kurajë heroike hetuar çështje për të cilat sistemi i mëparshëm i drejtësisë mbyllte sytë.

“Duhet të jeni krenar sepse tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se nuk do të kapeshin , siç po e tregoni, atyre ditëve po ju vjen fundi. Për këtë ju përgëzoj ju falënderoj dhe ju nxis”, tha Yuri Kim.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se në dy vitet e ekzistencës SPAK ndryshoi krejtësisht balancat.

"Pavarësisht se me ngadalë frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse frika ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve. Frika tashmë po kalon në anën tjetër, tek ata që kanë filluar ta kuptojnë që mund të mos jenë më të mbrojtur dhe duhet të përballen me drejtësisë."

"Heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve" Yuri Kim garanton BKH: Edhe kur të rrëzoheni do ju ndihmojmë të ngriheni

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çertifikatave për oficerët e BKH, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se gjatë kësaj periudhe janë bllokuar rreth 75 milionë euro pasuri me burim kriminal.

"Kemi marrë 62 vendime konfiskimi të pasurive të luajtshme e të palujtshme. Ku përfshihen 25 pasuri të paluajtshme,  62 të luajtshme me vlerë totale mbi 75 mln euro. Flasim për pasuri të konfiskuara që i kanë kaluar shtetit," tha Arben Kraja.

"SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën", Soreca: Frika ka kaluar në anën e politikanëve dhe kriminelëve

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pranoi se e kupton pritshmërinë e publikut për luftën antikorrupsion por tha se proceset duhet të jenë të bazuara vetëm në prova"

"Ne jemi prokurorë. Ne nuk bëjmë as revolucion dhe nuk jemi analistë. Ne jemi përfaqësues të shtetit dhe zbatues të ligjit" tha Arben Kraja.

Ai shtoi se pas plotësimit të BKH me gjysmën e stafit volumi i punës është shtuar dhe SPAK-un

"Një urim për hetuesit e rinj. Na kanë ndryshuar tërësisht mënyrën e punës. I falenderoj për vullnetin që kanë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat