U kap me dy kallashnikovë dhe municione në banesë, arrestohet i moshuari në Tiranë

Shqipëria

U kap me dy kallashnikovë dhe municione në banesë, arrestohet i moshuari në Tiranë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një i moshuar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në banesë me dy kallashnikovë. 

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.M., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 70 vjeç.

Pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krëhëra me fishekë luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat