Policia parandalon tragjedinë/ 46 vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain

Shqipëria

Policia parandalon tragjedinë/ 46 vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:51
Arrestimi

Ditën e sotme në Vlorë është parandaluar një ngjarje e rëndë ku shtetasi I.T, 46 vjeç ka tentuar të qëllojë me pistoletë vëllain e tij, shtetasin A.T 55 vjeç. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur si shkak i konfilteve të dobëta mes tyre.

Njoftimi:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat