Përmet/ Kundërshtoi punonjësit e policisë, procedohet penalisht 30 vjeçari

Shqipëria

Përmet/ Kundërshtoi punonjësit e policisë, procedohet penalisht 30 vjeçari

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Nuk iu bind urdhrit dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30 vjeçari.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet).

Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qëndrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat