Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në zonën e njohur si Drizë Myrteza në Fier.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se trupi i pajetë i 57-vjeçarit, është gjendur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra.
Viktima është identifikuar si shtetasi Fiqiri Muhameti 57 vjeç, ndërkohë policia po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kanali.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 57-vjeçarit.