Në Pukë dhjetëra banesa kanë nevojë për ndërhyrje pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i së premtes në darkë. Drejtuesit e bashkisë kanë bërë bilancin e dëmeve dhe kërkojnë ekspertizë nga specialitet për përcaktimin e rrezikshmërisë.
Tërmeti me epiqendër në Pukë ka dëmtuar institucione dhe blloqe pallatesh.
Në raportin e bilancit të dëmeve autoritetet lokale kanë konstatuar 12 banesa në qytet dhe në njësitë administrative të Gjegjanit dhe Luf -Qerretit.
Ndërtesa e spitalit gjithashtu ka nevoje për ndërhyrje. Por drejtuesit e bashkisë kanë kërkuar një ekspertizë të sakte për rehabilitimin e objekteve.
"Për këtë bllok pallatesh kërkohet një njësi e specializuar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Në bllokun e 65 pallateve ka plasaritje të theksuara të mureve mbajtëse dhe anësore të këtij blloku dhe këtu kërkohet një njësi tjetër e specializuar."
Puka ishte epiqendër e tërmetit të shkalles 4.7 me thellësi 2 km. Lëkundjet e forta sizmike tronditën edhe zonat e tjera rreth orës 22.45 po pa shkaktuar dëme materiale.