Vrau për të marrë gjakun e babait, çfarë shkruante 17-vjeçari para krimit: Nuk jam hakmarrës, thjesht...

Shqipëria

Vrau për të marrë gjakun e babait, çfarë shkruante 17-vjeçari para krimit: Nuk jam hakmarrës, thjesht...

Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe pse shumë i ri Florian Pervathi duket se e kishte të qartë drejtimin e jetës së tij, pas vrasjes së të atit.

Një ngjarje kjo e ndodhur 13 vite më parë kur autori ishte vetëm 4 vjeç. Duket se që prej asaj kohe adoleshenti kishte grumbulluar brenda vetes mllef për ngjarejn e rëndë.

Qëllimet e tij, në një farë mënyre, Prevathi i bënte publike edhe në rrjetin social "Instagram", ku në përshkrim e profilit të tij shkruan: " Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin".

Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet: "Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë". "Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë", shkruhet në një tjetër postim të Florianit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, teksa një krim i tillë ishte i papritur.

Image
Profili në instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat