U dënua me 12-vite burg nga GJKKO, kush është “Niçja” i Shijakut

Shqipëria

U dënua me 12-vite burg nga GJKKO, kush është “Niçja” i Shijakut

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Astrit Avdylaj

I konsideruar si “Niçja” i Shijakut, Astrit Avdylaj, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke u shpallur fajtor për disa vepra penale.

Në përfundim të gjykimit, GJKKO-ja e Shkallës së Parë e ka shpallur atë fajtor për tri vepra penale, “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Astrit Avdylaj, rezulton të ketë edhe dy mbiemra të tjerë, atë Balliu dhe Sulejmani, ndërsa kryerjen e dënimit do të duhet ta bëjë në një burg të sigurisë së lartë.

KUSH ËSHTË ASTRIT AVDYLAJ

Astrit Avdylaj, i njohur me nofkën “Niçja”, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike për shkak të përfshirjes së tij në blerjen e votave për Partinë Socialiste dhe emërimet në administratën lokale në Durrës. Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe grupi i tij merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera europiane. Në këtë aksion të Policisë u arrestuan të paktën 22 persona të tjerë. Emri dhe roli i tij në institucionet e Bashkisë së Durrësit si dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në këtë qark, i bë qartësisht i ditur pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat